Supozohet se Kuçerena do t’i dorëzojë Snowden një vërtetim të Shërbimit Federal rus të Migracionit, i cili do t'i japë të drejtën ish-bashkëpunëtorit të CIA-s të qëndrojë në territorin e Rusisë gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit të kërkesës së tij për marrjen e azilit të përkohshëm politik.

Vetë Kuçerena u tha gazetarëve, që e pritën atë në aeroport, se nuk do të bëjë asnjë koment përpara takimit me Snowden.