Siç njoftoi policia japoneze, ky është rasti i parë i një deportimi të tillë.

Ish-marinari u arratis nga Japonia në gusht të vitit 2004 pasi u arrestuan dy bashkëpunëtorët e tij. Supozohet se ky grup nëpërmjet postës së mbyllur ushtarake ka importuar drogë nga Kanadaja me vlerë rreth 2 milionë dollarë.

Marinari i arratisur u arrestua në vitin 2009 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kërkesë të palës japoneze. Që atëherë Japonia ka kërkuar me këmbëngulje ekstradimin e tij.