Iniciativën për zhvillimin e këtij takimi e mori Mbretëria e Bashkuar. Gjatë takimit pritet që me kryesinë e opozitës siriane të diskutohen çështjet kyçe të konfliktit, mënyrat për t'i dhënë fund dhunës në vend dhe përgatitja e konferencës së dytë ndërkombëtare për Sirinë në Gjenevë. Marrëveshja mbi zhvillimin e saj u arrit në takimin e 7 majit në Moskë mes Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry.