Gjatë ditës në Vladivostok mesatarish bie 75% e normës së reshjeve mujore, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ekspertja kryesore e Qendrës meteorologjike ruse "Fobos", Elena Vollosjuk.

"Situata paraqitet jashtëzakonisht e disfavorshme. Priten përmbytje dhe rritje të nivelit të ujit të lumenjve në rajonin e Primorjes, në rajonin e Amurit si dhe në jug të rajonit Habarovsk", - tha ekspertja.

Gjatë javës së fundit regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme është vendosur në disa zona të rajonit Amur të Rusisë.