Deputetëve iu bë thirrje të mos paraqiten në punë.

"Është mëse e qartë se dikush është i interesuar që qeveria të largohet nga pushteti. Më shumë se 100 njerëz u morrën peng, gjë kjo që nuk mund të jetë normale në një vend europian", - deklaroi një përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare.

Të martën rreth 400 pjesëmarrës të protestave antiqeveritare bllokuan më shumë se 100 deputetë, duke përfshirë edhe disa ministra, sindikalistë dhe gazetarë në ndërtesën e Parlamentit në Sofje.