Pjesëmarrësit e aksionit antiqeveritar bllokuan daljen e ndërtesës së parlamentit, duke ngritur rreth saj një barrikadë të lartë me pllaka trotuari dhe kazanë plehrash. Ndërkohë, protestuesit hidhnin me zë të lartë parulla antiqeveritare. Pas një bllokade 8-orëshe efektivët e organeve të zbatimit të ligjit arritën të spostojnë një pjesë të demonstruesve nga godina e parlamentit.

Gjatë përleshjeve u plagosën 10 persona, dy prej të cilëve ishin oficerë policie.