Ai rikujtoi se Banka Popullore e Kinës që në vitin 2009 ka deklaruar se mbizotërimi i një valute në botë është i mbarsur me rreziqet e mëdha të përhapjes së krizës. Autoritetet e Rusisë kanë propozuar tashmë rublën si valutë rezervë.

Tani të dy ekonomitë në zhvillim kanë ndërmend të realizojnë bashkarisht në jetë planet për forcimin e rublës dhe juanit, pohon Russ Winter. Sipas mendimit të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me nivelin e borxhit shtetëror të barabartë me gati 110% të PBB-së, nuk do të jenë në gjendje për t’iu përgjigjur kësaj sfide.