Ndërkohë, dy raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës shpërthyen sot në jug të Izraelit, në afërsi të fshatit Eshkol, njoftuan përfaqësues të policisë lokale. Viktima dhe shkatërrime fatmirësisht nuk janë regjistruar. Një tjetër raketë shpërtheu të dielën në të njëjtën zonë.

Izraeli fajësoi për këto sulme lëvizjen palestineze “Hamas”.