"Unë dua të falenderoj të gjithë efektivin e ushtrisë për profesionalizmin e lartë, këmbënguljen dhe përpjekjet për përsosje të mëtejshme në të gjitha hallkat e organizmit aspak të thjeshtë ushtarak", - tha Kryekomandanti Suprem i vendit.

Këto stërvitje ushtarake u bënë më të mëdhatë në vitet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në to u përfshinë 160 mijë ushtarakë të njësive të ndryshme të shërbimit.