Sipas direktivës së Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Rusisë, ushtarakëve, të cilët janë në dijeni të informacioneve të klasifikuara, u lejohet të udhëtojnë për pushime vetëm në 39 vende.

Në listën e këtyre 39 vendeve përfshihen Abhazia, Azerbajxhani, Andorra, Armenia, Austria, Bullgaria, Bjellorusia, Belgjika, Vjetnami, Hungaria, Greqia, Danimarka, Republika Dominikane, India, Indonezia, Italia, Jordania, Malta, Maroku, Moldavia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Ukraina, Norvegjia, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuba, Qipro, Kazakistani, Tajlanda, Turqia, Tunizia, Finlanda, Franca, Kroacia, Mali i Zi, Republika Çeke dhe Zvicra.