Ky njoftim u përcoll nga Agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Aktualisht është konfirmuar vdekja e 94 personave dhe lëndimi i më shumë se 1000 vetëve. Një person është shpallur i zhdukur pa lënë gjurmë. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë, duke u përpjekur të gjejnë të mbijetuar nën rrënojat e godinave. Autoritetet evakuuan rreth 227.000 njerëz nga zonat e prekura prej tërmetit.