Më parë kompania “Kanebo” njoftoi mbi tërheqjen nga tregu të më shumë se 450 mijë pakove të produktit të saj, të cilat i blenë afërsisht 250 mijë njerëz. Ky vendim u morr pasi mjekët dermatologë shpjeguan se përdorimi i këtij produkti kozmetik nuk shkakton zbardhjen uniforme, por provokon shfaqjen në lëkurë të disa njollave të bardha të spikatura.

Deri në këtë moment kompania kozmetike ka marrë 6.802 ankesa nga konsumatorët. Të pakën 2250 njerëz janë diagnostikuar me dëmtime serioze të lëkurës.