"Ne shpresojmë shumë në mbështetjen e Rusisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës", - tha Patriarku sot në Moskë, ku mbërriti për të marrë pjesë në festimet e 1025-vjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Sipas fjalëve të Patriarkut, Serbia është duke përjetuar aktualisht "momente të vështira të lidhura me krahinën e Kosovës dhe vuajtjet e popullit të vet".

"Ne presim që Rusia, si një fuqi e madhe Sllave, të japë ndihmën e mbështetjen e vet që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtë", - përfundoi Patriarku serb.