Ky informacion u përcoll sot nga Televizioni Qendror i Kinës.

Shumica e viktimave dhe të lënduarve jetonin në qytetin e Dingxi, ku u shkatërruan plotësisht qindra godina banimi. Aktualisht ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën në përpjekje për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë, që ra herët në mëngjesin e së hënës, u pasua nga 371 lëkundje nëntokësore magnituda më e madhe e të cilave ishte 5.6 ballë. Epiqendra e tërmetit ndodhej në afërsi të sipërfaqes së tokës, çka shpjegon edhe forcën e tij drastike shkatërruese.