Ajo u arrestua në qytetin e Zoetermeer, pranë Hagës, pasi 3 familje iu drejtuan policisë, duke deklaruar se vajza e re po merrej me rekrutimin e fëmijëve të tyre. Përveç të arrestuarës nën hetim janë edhe disa persona të tjerë.

Kohët e fundit në Holandë vërehet tendenca e regjistrimit të të rinjve myslimanë në njësitë e islamistëve radikalë, të cilët luftojnë në anën e rebelëve sirianë.