Takimi i Papa Françeskut dhe Presidentes braziliane Dilma Rousseff u zhvillua në sfondin e përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve, të cilët protestonin kundër korrupsionit qeveritar dhe papërsosmërisë së sistemit pushtetor.

Shërbimet e Sigurimit i kërkuan Papa Françeskut, për shkak të situatës së vështirë në vend, të lëvizte në bordin e "Papamobile" (makina e blinduar e Papës), por ai e refuzoi një gjë të tillë dhe qarkulloi nëpër rrugët e Rios në një makinë të hapur.

Më parë policia pati njoftuar se në një kishë në periferi të Sao Paulo, të cilën Papa pritet ta vizitojë të mërkurën, u gjet një bombë artizanale.