"Ndërsa po i afrohemi 1-vjetorit të gjyqit të zhvilluar ndaj jush, ne po ju shkruajmë që t’ju sigurojmë se në të gjithë botën njerëzit ende ju kujtojnë dhe kërkojnë lirimin tuaj", - deklarojnë muzikantët në një letër të publikuar në faqen e Internetit të organizatës Amnesty International.

Muzikantët kërkojnë anulimin e dënimit të rreptë, duke theksuar se ata nuk e konsiderojnë veprimin e anëtareve të "Pussy Riot" një krim.

Peticioni u firmos nga Sting, Paul McCartney, Bryan Adams, Björk, Madonna, PJ Harvey, Yoko Ono, grupet Animal Collective, Arcade Fire, Radiohead, Scissor Sisters, U2 dhe shumë të tjerë.