"Ne mendojmë se për shkak të uljes së theksuar të temperaturës së ajrit si dhe shiut të rrëmbyeshëm që filloi, organizatorët e garave duhet t’i ndërprisnin ato," - deklaroi përfaqësuesi i ekipit italian "RedDevilsRoma" Vincenzo Trani.

Sipas fjalëve të Vincezo Trani, të gjitha ekipet vendosën të mblidhen së bashku dhe të përpiqen të bëjnë ndryshime në rregullat e sigurisë.