Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, në një konferencë për shtyp ditën e martë njoftoi se në ceremoninë e betimit të Presidentit Hassan Rouhani, të planifikuar për në datën 3 gusht, janë ftuar liderët e të gjitha vendeve të tjera të botës, duke përfshirë edhe atë të Britanisë së Madhe.

Në prag Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se ai nuk e hedh poshtë mundësinë e zhvillimit të dialogut me SHBA-në, por bën thirrje për të treguar shumë kujdes në marrëdhëniet me Qeverinë amerikane, duke e quajtur atë jo të besueshme.