Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, u shkatërruan plotësisht qindra shtëpi, mijëra të tjera u dëmtuan seriozisht. Në disa vende u ndërpre furnizimi me energji elektrike dhe komunikimi nëpërmjet telefonisë celulare.

Sipas disa të dhënave të përditësuara, tërmeti me një magnitudë prej 6.6 ballë, që ra në orët e para të mëngjesit të së hënës, u pasua nga 371 lëkundje nëntokësore, magnituda më e madhe e të cilave ishte 5.6 ballë. Epiqendra e tërmetit ndodhej në afërsi të sipërfaqes së tokës, çka shpjegon dhe forcën e tij të madhe shkatërrimtare.