Kjo deklaratë u artikulua nga Zv. Kryeministri i Sirisë Qadri Jamil, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë zyrtare në Moskë. Sipas fjalëve të tij, çështja e kredisë tashmë u diskutua me Ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov.

Jamil shtoi se Damasku shpreson ta marrë kredinë para fundit të këtij viti. Rreth kushteve, sipas të cilave Siria do të donte t’i merrte këto para, dhe shumës së kërkuar konkrete prej saj ai nuk pranoi të flasë.

Autoritetet siriane janë shprehur më parë lidhur me mundësinë e marrjes së një huaje nga Moska. Njoftimet e para rreth kësaj u përhapën në vitin 2012. Megjithatë, që nga ajo kohë Damasku nuk i ka marrë kurrë ato para nga Moska.