Natën në të gdhirë të së hënës terroristët ndërmorrën një sulm të koordinuar mbi burgun "Abu Ghraib" në periferi të Bagdadit dhe burgun "Taji" në veri të kryeqytetit. Luftimet zgjatën më shumë se 10 orë, më pas kryengritësit u tërhoqën.

Në luftimet me terroristët u vranë 26 efektivë të forcave të sigurisë dhe më shumë se 20 të burgosur. Humbjet e palës sulmuese nuk bëhen të ditura.