Sipas deklaratës së Kryebashkiakut të Ekaterinburgut Aleksandër Jakob bërë për “Zërin e Rusisë”, për ndërtimin e Parkut Expo janë rezervuar 555 hektarë tokë, nga të cilat një e treta do të përdoret për ndërtim, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohet për ofrimin e shërbimeve të ndryshme dhe si zonë pushimi.

Në Fshatin Expo, ku do të akomodohen pjesëmarrësit dhe mysafirët e ekspozitës, do të ndërtohen banesa në një sipërfaqe toke prej 1.5 milion m2. Këto ndërtesa pas përfundimit të ekspozitës do të përdoren për nevojat e qytetit.