Herët në mëngjes Dukesha shtatzënë u dërgua në spital. Zëdhënësi zyrtar i Pallatit njoftoi se ajo është në fazën fillestare të procesit të lindjes.

Kate u dërgua në një repart privat të spitalit Saint Mary në Paddington, në Londër, ku Princesha Diana lindi bijtë e saj.

Foshnja mbretërore duhet të lindte një javë më parë, në mes të korrikut, edhe pse data e saktë e lindjes së fëmijës nuk është deklaruar asnjëherë publikisht.