Pritet që ndërtimi i rrokaqiellit me një sipërfaqe totale prej 1.05 milion m2 të përfundojë në prill të vitit 2014. Kostoja e projektit është 5.2 miliardë juan (850 milionë $).

Ndërtesa Sky City do të jetë 10 metra më e lartë se sa rrokaqielli i famshëm në Dubai, Burj Khalifa - ndërtesa më e lartë deri më sot në botë.

Në 208 katet e rrokaqiellit të ri do të ketë zyra, dhoma hoteli, një shkollë, një spital, dyqane, restorante, salla sportive (palestra) si dhe disa mijëra apartamente.