Rivali më i afërt i Froome mbërriti në vijën e finishit 4.5 minuta më vonë.

28-vjeçari Chris Froome ka lindur në Kenia, por disa vjet më parë u transferua në Europë dhe tashmë garon në përbërje të ekipit "Sky".

I dyti në vijën e finishit mbërriti çiklisti kolumbian Nairo Quintana, i cili mori pjesë për herë të parë në "Tour de France". Ai u shpall gjithashtu çiklisti më i mirë ndër moshat e reja, si dhe iu dha titulli "Mbreti i Maleve" që i jepet çdo vit çiklistit, i cili garon më mirë se të tjerët në ngjitje.

Në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Joaquim Rodriguez.