Në të gjitha pikat e kalimit kufitar qytetarët, që hyjnë në Lituani nga Bjellorusia, do të duhet të dizinfektojnë këpucët. Për ta bërë këtë ata do të duhet të kalojnë nëpër rrugica të veçanta, të spërkatura me substanca dizinfektuese.

Ata që refuzojnë t’i nënshtrohen kësaj procedure nuk do të lejohen të kalojnë në territorin e republikës. Kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 23 korrik. Duke filluar që nga java e kaluar në kufirin e Lituanisë me Bjellorusinë ka filluar dizinfektimi i automjeteve.