Kjo u njoftua nga një burim në rrethet diplomatike.

Vendimi i sipërpërmendur do të thotë se krahu ushtarak i "Hezbollah" nuk do të mund të marrë më para nga mbështetësit e vet në Europë.

Qeveria e Libanit javën e kaluar i bëri thirrje Brukselit që të mos e përfshijë "Hezbollahun" në listën e organizatave terroriste, duke theksuar se kjo lëvizje është "një pjesë e rëndësishme e shoqërisë libaneze".