Fotot u publikuan në revistën "Boston Magazine", pasi revista “Rolling Stone” vendosi foton e terroristit në kopertinën e numrit të saj të muajit gusht.

Fytyra e vërtetë e terrorizmit është Carnaev gjatë momentit të arrestimit, i cili mezi doli gjallë nga vendi ku ishte fshehur, dhe jo djali i ri i pashëm në kopertinën e “Rolling Stone”, deklaroi redaktori i “Boston Magazine”, John Wolfson.

Ndërkohë, policia e shtetit të Masaçusets e quajti të paautorizuar publikimin e fotove.