Ai dha një intervistë për Radiostacionin gjerman ARD para se të nisej me vizitë pune në Athinë për bisedime me qeverinë greke.

Natën në të gdhirë të së enjtes parlamenti grek miratoi masat për reduktimin e numrit të të punësuarve dhe rrogave në sektorin publik në mënyrë që Athina të marrë këstin e ardhshëm të kredisë. Votimi u zhvillua në sfondin e protestave masive në mbarë vendin.