Sipas fjalëve të tij, arratisja e Edward Snowden nga SHBA-ja është diktuar prej shqetësimeve të sigurisë.

Pas publikimit të dëshmive në lidhje me mbikëqyrjen nga ana e shërbimeve sekrete amerikane të kontakteve të Internetit të qytetarëve anembanë botës Edward Snowden mbërriti në Moskë. Ai kërkoi azil politik në Rusi dhe në disa vende të tjera.