Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm, rreth 10 plumba goditën ndërtesën e Departamentit të Sigurimit të qytetit Ceylanpınar dhe 4 të tjerë - muret e shtëpive private. Përveç kësaj plumbat sirianë plagosën kryeplakun e një prej lagjeve të qytetit.

Luftimet në zonën kufitare, në qytetin sirian Ras al-Ayn, ku u përleshën militantët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe krahut lokal të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), filluan ditën e martë dhe po vazhdojnë deri tani.