Demonstruesit hidhnin me zë të lartë parullat "Bashkim" dhe "Poshtë Basescu!".

"Moldavia po përgatitet për suksesin më të madh - e kam fjalën për parafimin e marrëveshjes së asociimit me BE-në. Unë jam i bindur se Moldavia nuk ka asnjë alternativë për integrim në BE, ku shtetet tona simotra do të jenë së bashku dhe nga kjo vetëm do të përfitojnë", - tha Traian Basescu pas bisedimeve me homologun e tij moldav, Nicolae Timoofti.

Nicolae Timoofti, nga ana e vet, vuri në dukje se ndër temat kryesore të bisedimeve ishin planet për ndërlidhjen e sistemeve të transportimit të gazit dhe sistemeve energjetike.