Falë sistemit të ri të përftimit të oksigjenit koha e fluturimit në lartësi të mëdha nuk do të varet më nga rezervat e oksigjenit disponues në bombola.

Gjithashtu pilotët e gjuajtësit "T-50" do të pajisen me komplekte të reja mbrojtëse, të cilat do t’u mundësojnë atyre përballimin e mbingarkesave deri në 9G me një kohëzgjatje prej 30 sekondash, si dhe të katapultohen në një lartësi deri në 23.000 m.