Në rast se eksperimenti rezulton i suksesshëm, Seuli do të jetë në gjendje të shfrytëzojë vendburimet nënujore të mineraleve në shtratin e Oqeanit Paqësor.

"Minatori nënujor" me peshë 25 ton është projektuar për të punuar në një thellësi prej 5.000 m. Në fazën e parë planifikohet zhytja e tij në një thellësi prej 1380 m.

Koreja e Jugut gëzon të drejtat ekskluzive për shfrytëzimin e fundit të Oqeanit Paqësor me një sipërfaqe prej 75000 m². Në këtë zonë ka rreth 560 milionë ton rezerva të mineralit të manganit. Vlerësimi monetar i rezervave të këtij minerali arrin në 370 miliardë $.