Në këtë festival marrin pjesë studentë të shkollave ​të muzikës së Rusisë dhe të disa vendeve europiane: Holandës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Gjatë festivalit do të zhvillohen master-klasa të pedagogëve të njohur rusë, si dhe koncerte të profesorëve dhe solistëve me emër. Në koncertin e sotëm, në veçanti, do të performojë pianisti i shquar rus Aleksandër Gindin.