Hetimi mendon se pikërisht mbi të bie faji kryesor për mbytjen e anijes.

Si palë të prekura nga ky incident tragjik dalin 3 mijë pasagjerët e anijes, anëtarët e ekuipazhit dhe madje qeveria italiane. Në procesin gjyqësor në fjalë do të marrin pjesë 400 dëshmitarë. Kapiteni rrezikon të dënohet me rreth 20 vjet heqje lirie.

"Costa Concordia" u fundos më 13 janar të vitit 2012 në afërsi të ishullit Giglio, në brigjet e rajonit italian Toscana, ku pas përplasjes me një shkëmb nënujor mori një të çarë. Si pasojë humbën jetën 32 persona.