Sipas pikëpamjes së tij, Presidenti Barack Obama duhet të marrë në konsideratë refuzimin e Shteteve të Bashkuara për pjesëmarrje në Olimpiadën Dimërore në Soçi, nëse Rusia do t’i japë azil politik ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden. Kjo ide nuk ka gjetur përkrahës të tjerë në mesin e ligjvënësve amerikanë.

SHBA-ja e ka bojkotuar një herë Olimpiadën në Moskë në vitin 1980. Bashkimi Sovjetik nga ana e vet, së bashku me disa shtete të tjera, refuzoi të merrte pjesë në Lojrat Olimpike në Los Angeles në vitin 1984.