Të parët që do të ndjejnë rritjen e temperaturave në ambjentet e shtëpive dhe vendet e tyre të punës do të jenë banorët e qytetit të Pevek, ku në orët e para të mëngjesit temperatura ishte jo më shumë se 3° C, ndërsa gjatë ditës moti mund të ngrohet vetëm deri në 6°-9° C.

Intervali mes fundit të sezonit të mëparshëm të ndezjes së centralizuar të ngrohjes në ambjentet e banuara (1 korrik) dhe fillimit të sezonit të radhës të saj në Çukotka është mjaft i shkurtër. Në korrik temperatura në këtë rajon varion nga 4° C deri në 14° C.