Sportistët rusë kanë marrë gjithsej 292 medalje, nga të cilat 155 janë ari, 75 argjendi dhe 62 bronzi. Në Universiadën në Kazan u zhvillua rivaliteti sportiv për 351 komplete medaljesh. Vendin e dytë e zunë sportistët kinezë, ndërsa të tretin japonezët. Rezultati i ekipit përfaqësues rus u bë i treti në historinë e evenimenteve të mëdha sportive.

Ceremonia e mbylljes së Lojrave Universitare Botërore Verore do të mbahet sonte në mbrëmje.

Ndërkohë Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev tashmë ka propozuar zhvillimin në Rusi të Universiadës për sportet dimërore.