"200 mijë abonentë - kjo është një shifër impresionuese! Faleminderit për interesin e shfaqur nga ana tuaj!"- shkroi Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev në Twitter.

Dimitri Medvediev, ndërkohë edhe ish-Kryetari i shtetit rus, e ka pozicionuar veten si një përdorues aktiv i Internetit. Në tetor të vitit 2008 ai filloi të mbajë një videoblog në faqen e Internetit të Presidentit, në vitin 2009 blogu presidencial u regjistrua në LiveJournal. Dimitri Medvedev ka krijuar gjithashtu llogari personale në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe VKontakte.