Ajo do të luftojë me përvetësimin dhe shpërdorimin e fondeve nga buxheti i BE-së.

Në përbërje të Prokurorisë evropiane do të hyjë një prokuror dhe 4 zëvendës të tij, të cilët do të punojnë në zyrën kryesore, me sa duket në Bruksel. Punën në terren - në secilin prej 28 vendeve të BE-së - do ta kryejnë "prokurorët-delegatë" nga stafi i bashkëpunëtorëve të prokurorisë kombëtare.