Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar treguesi i shitjeve në treg ka rënë me 6.6%. Siç vë në dukje Bloomberg, kaq pak makina të reja në Evropë nuk janë shitur të paktën që prej vitit 1993.

Tregu më i madh evropian për automobilat e rinj mbetet Gjermania, ku për 6 muaj u shitën 1.5 milionë makina - 8.1% më pak se një vit më parë. Rënia më e madhe e shitjeve ndër të gjitha vendet e BE-së është regjistruar në Qipro, ku tregu rezulton i reduktuar me 42.7%. Përveç kësaj, Qiproja zë vendin e fundit në shitjet totale - për gjashtë muaj në ishull janë shitur vetëm 3.7 mijë makina.