Derri i egër kaloi me not lumin Vltava të dielën në mëngjes. Për këtë njoftuan dëshmitarët okularë të ngjarjes. Kur bashkëpunëtorët e policisë mbërritën në vendin e thirrjes, derri i egër ndodhej tashmë afër hotelit “Hilton”, ku arriti të thyejë një dritare.

Pas kësaj kafsha e egër ia dha vrapit me të katra nëpër rrugët e qytetit. Derri i egër u egërsua keq nga ndjekja dhe për këtë arsye filloi të përbënte rrezik për kalimtarët.

Njëri prej policëve të përfshirë në operacionin e kapjes së kafshës u sulmua prej tij. Si përfundim, pas 2-orësh ndjekje, derrin e egër arritën ta neutralizojnë me ndihmën e një preparati qetësues dhe e transferuan në departamentin e mbrojtjes së natyrës.