Gjatë negociatave paqësore ndërmjet “FARC” dhe qeverisë së Kolumbisë në Kubë Ivan Marquez i bëri thirrje partive dhe lëvizjeve të krahut të majtë të bëjnë përpjekje për të arritur paqen.

Autoritetet kolumbiane shpresojnë të arrijnë një marrëveshje paqeje deri në nëntor. Sipas planeve të qeverisë, rebelët mund të fillojnë të marrin pjesë në procesin politik në vend pasi të dorëzojnë armët.

Në të njëjtën kohë Ivan Marquez bëri thirrje të mos nxitohet me miratimin e traktatit të paqes, duke vënë në dukje se një marrëveshje e keqe do të jetë edhe më keq se vetë lufta.