Aksioni në fjalë është organizuar në shenjë proteste kundër projektligjit të përgatitur nga qeveria, i cili parashikon shkurtime në shkallë të gjerë nga puna në sektorin publik dhe reduktimin e mëtejshëm të deficitit buxhetor.

Kompania kombëtare hekurudhore e Greqisë njoftoi se anuloi për 24 orë lëvizjen e të gjithë trenave të pasagjerëve dhe të mallrave, duke përfshirë edhe trenat urbanë. Për shkak të përfshirjes në aksionet e protestës të kontrollorëve të fluturimeve janë anuluar ose shtyrë dhjetëra fluturime.