Pas marrjes së sinjalit të alarmit "SOS" cisterna “VTN-82” mbërriti në zonën ku po lundronte peshkarexha, në bordin e së cilës ndodheshin 4 peshkatarë nga Koreja e Veriut, dhe e rimorkoi atë. Aktualisht anija ndodhet në portin rus Nahodka.

"Në peshkarexhën e Koresë së Veriut nuk ka të lënduar. Marinarëve të saj u janë ofruar ndihma mjekësore dhe ushqimi", - njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.