"Keqbërësit u paraqitën si grupi i hakerëve “Anonymous”, prandaj gjatë identifikimit të tyre lindën vështirësi të caktuara", - thuhet në deklaratë.

Megjithatë analiza tregoi se sulmet e kryera në periudhën midis 25 qershorit (përvjetori i fillimit të Luftës Koreane të viteve 1950-1953) dhe 1 korrikut, janë të ngjashme me sulmet e ndërmarra më parë nga hakerët e Koresë së Veriut.

Objektiva të sulmeve kibernetike u bënë 69 faqe të Internetit të qeverisë, si dhe faqe private, midis të cilave edhe faqet e Internetit të Presidentit dhe Kryeministrit të Koresë së Jugut.