Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, siç njoftohet, autoriteteve të migracionit të vendit u janë dorëzuar më shumë se 43 mijë kërkesa. Kjo shifër është 90% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Në raport theksohet se numri më i madh i kërkesave për azil politik është marrë nga qytetarët e Rusisë - banorë të Çeçenisë. Më pas vijnë sirianët dhe afganët.

Ekspertët supozojnë se rritja e mprehtë e numrit të aplikimeve është e lidhur me vendimin e autoriteteve gjyqësore të Gjermanisë për t’ju dhënë refugjatëve politikë të njëjtat përfitime sociale, sikurse dhe shtetasve të vet.