Siç pritet, projektligji nuk do të hasë më pengesa në rrugën drejt miratimit përfundmtar të tij, sepse më parë Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar atë me shumicën dërrmuese të votave.

Projektligji do të lejojë çiftet e të njëjtit seks të martohen si me ceremoni civile, ashtu edhe me ceremoni fetare. Megjithatë, kjo martesë do të ketë thjesht një kuptim simbolik, sepse tani homoseksualët në Britaninë e Madhe mund të bashkëjetojnë lirisht dhe bashkëjetesa gëzon të njëjtat të drejta dhe obligime, përfshirë këtu edhe birësimin e fëmijëve, sikurse dhe martesat heteroseksuale.